Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka njoftuar për vizitat që ka pasur dje dhe sot nga ambasadori italian, Maurizzio Antonini dhe ai i Gjermanisë, Rainer Rudolph.
Abdixhiku ka thënë se poashtu ka pranuar urime për Kuvendin e LDK-së nga e Ngarkuara me Punë në Ambasadën e SHBA-së, Annu Prattipati dhe ambasadori britanik, Jonathan Hargreeves.
“Shpreh mirënjohjen time për mbështetjen e vazhdueshme që Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Mbretëria e Bashkuar, Gjermania dhe Italia, i kanë dhënë dhe vazhdojnë t’i japin LDK-së dhe Kosovës, në të gjitha fazat e shtetndërtimit, konsolidimit demokratik dhe integrimit euroatlantik. Këta partnerë mbeten aleatë të rëndësishëm të Republikës së Kosovës dhe mbështetës të demokracisë së saj”, ka shkruar Abdixhiku.
Sa i përket takimeve me ambasadorin gjerman dhe Italian, Abdixhiku ka thënë se institucionet duhet të krijohen sa më parë në përputhje me vullnetin qytetar dhe parimet demokratike.
“Në këto takime diskutuam për zhvillimet aktuale politike në vend, për qëndrimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës ndaj kësaj situate, si dhe për domosdoshmërinë e formimit sa më të shpejtë të institucioneve të reja dhe funksionale, në përputhje me vullnetin qytetar dhe parimet demokratike.
Në të dyja rastet theksova nevojën urgjente për stabilitet institucional, përgjegjësi politike dhe veprime konkrete që u shërbejnë qytetarëve të Kosovës, zhvillimit ekonomik dhe mirëqenies shoqërore”, ka shkruar Abdixhiku.



Të tjera
Aktuale
Policia apelon për kujdes ndaj mesazheve mashtruese në emër të bankave
Policia e Kosovës, i është drejtuar
Aktuale
Ish-nënkryetarja e LDK-së i bashkohet ekipit të Kurtit
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka
Lajme
Ekzekutohen pagat e prillit: Pezullohet greva e punëtorëve teknikë në shkollat e Prishtinës
Punëtorët teknikë në disa shkolla të