Gjykata Speciale ka vendosur që t’ia vazhdojë paraburgimin Hashim Thaçit, meqë sipas gjyqtarit ekziston ende rrezik që Thaçi mund të pengojë ecurinë e procedurave të Gjykatës dhe të kryejë vepra të tjera penale, shkruan Gazeta Express.
Megjithatë, sipas zëdhënësit Michael Doyle, Gjykatës e ka pranuar se rreziku për pengim të drejtësisë është zvogëluar krahasuar me vendimet e më hershme për rishikim të paraburgimit meqë procedurat provuese për gjykimin e Thaçi në rastin e parë kanë përfunduar si dhe për faktin që te gjyqi për ndërhyrje në procesin e gjykimit, Prokuroria do të bazohet vetëm në dokumente.
“Gjykatësi i çështjes urdhëroi vazhdimin e paraburgimit të Hashim Thaçit më 3 shkurt 2026. Gjykatësi konstatoi se ende ekziston një rrezik real që z. Thaçi mund të pengojë ecurinë e procedurave pranë Dhomave të Specializuara dhe të kryejë vepra të tjera penale.Gjykatësi pranoi se rreziku i pengimit të drejtësisë është zvogëluar krahasuar me rishikimet e mëparshme të paraburgimit, duke pasur parasysh përfundimin e procedurave provuese në gjykimin e z. Thaçi për krime lufte, si dhe faktin që prokuroria synon të mbështetet pothuajse ekskluzivisht në prova dokumentare në gjykimin e tij për akuzat e ndikimit të paligjshëm ndaj dëshmitarëve”, ka thënë Doyle.
Pavarësisht arsyeve të lartcekura, gjyqtari ka velrësuar se mbetet rrezik real që Thaçi të pengojë procedurat e gjykimit, si dhe të ndikojë në dëshmitarët potencial për rsatin e gjykimit të dytë për ndërhyrje në drejtësi.
“Megjithatë, gjykatësi vlerësoi se rreziku real mbetet, bazuar në dyshimet e rënda për përpjekje të gjera nga ana e z. Thaçi për të penguar procedurat në gjykimin e tij për krime lufte, si dhe në pretendimin se këto përpjekje kanë përfshirë kërkimin e bashkëpunimit dhe dhënien e udhëzimeve personave që vazhdojnë të jenë të lirë në Kosovë.
Gjykatësi mori parasysh gjithashtu mundësinë e vazhdueshme që persona të cilët mund të thirren si dëshmitarë të mbrojtjes në gjykimin e ardhshëm të z. Thaçi, identitetet e të cilëve nuk dihen, të mund t’i nënshtrohen ndikimit”, ka shtuar tutje zëdhënësi i Speciales.
“Gjykatësi i çështjes konstatoi po ashtu se asnjë masë alternative jashtë paraburgimit nuk mund t’i reduktojë në mënyrë të mjaftueshme rreziqet e pengimit të procedurës, duke theksuar se masat në fuqi në objektet e paraburgimit të Dhomave të Specializuara e zvogëlojnë ndjeshëm mundësinë që dëshmitarët të ndikohen nga z. Thaçi, qoftë drejtpërdrejt apo tërthorazi.Së fundi, ai vlerësoi se kohëzgjatja e paraburgimit mbetet e arsyeshme dhe proporcionale, duke theksuar se ajo do të rishikohet rregullisht çdo dy muaj”, ka thënë Doyle.



Të tjera
Aktuale
Netanyahu: Izraeli godet hekurudhat dhe urat e përdorura nga Irani
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, njoftoi se
Lajme
Mediat iraniane raportojnë për një zinxhir njerëzish rreth termocentralit në Tabriz pas kërcënimeve të Trump
Një zinxhir njerëzish është formuar rreth
Lajme
Humolli nga zyra e OBSh-së në Kosovë: Bota po përgatitet për një pandemi të ardhshme
Drejtoresha e Zyrës së Organizatës Botërore