Më 5 shkurt 1999, në Aeroportin e Prishtinës, u paraqit grupi i parë i delegacionit kosovar që do të merrte pjesë në konferencën e Rambujesë në kërkim të përfundimit të luftës.
Rexhep Qosja, Bajram Kosumi, Blerim Shala e Veton Surroi, ishin prijatarë në këtë rrugë drejt Francës, derisa pritej që pas tyre të niseshin edhe të tjerët.
Veçse Serbia, si kontrolluese e këtij aeroporti, fillimisht nuk pati lejuar që nga aty të nisen edhe përfaqësuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. E pa këta të fundit, nuk pranoi të niset as katërshja e pare e as të tjerët që e përbënin delegacionin e madh.
“Jemi informuar se autoritetet serbe aktualisht po pengojnë që delegacioni të jetë i plotë. Kjo do të thotë se po pengojnë përfaqësuesit e UÇK-së të jenë në këtë avion. Ne kemi shprehur qëndrimin tonë se duam që i gjithë delegacioni të jetë në këtë avion. Kur i gjithë delegacioni të jetë në këtë avion, edhe ne do të jemi në të. Duket se kushtet e motit nuk i përshtaten Beogradit”, pati thënë Surroi.
Ndërkohë, bashkësia ndërkombëtare si ndërmjetësuese e këtyre negociatave, këmbëngulte që në Rambuje të mos mungojnë ata që po luftonin me pushkë për çlirimin e Kosovës.
“Kemi qenë në kontakt me Misionin Verifikues të Kosovës dhe me qeverinë franceze, e cila ishte e përfshirë në sigurimin që i gjithë delegacioni të arrijë në Paris. Ne mendojmë se është absolutisht thelbësore që i gjithë delegacioni të shkojë në Paris dhe do të këmbëngulim që kjo të ndodhë. Dhe presim që ata të nisen sonte në mbrëmje”, pati thënë emisari amerikan, Christopher Hill.
Tek pas presionit të Grupit të Kontaktit, sidomos të ShBA-së, Serbia u detyrua që më 6 shkurt ta lejojë nisjen nga ky aeroport të delegacionit të plotë kosovar.
/Kosovapress



Të tjera
Aktuale
Netanyahu: Izraeli godet hekurudhat dhe urat e përdorura nga Irani
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, njoftoi se
Lajme
Mediat iraniane raportojnë për një zinxhir njerëzish rreth termocentralit në Tabriz pas kërcënimeve të Trump
Një zinxhir njerëzish është formuar rreth
Lajme
Humolli nga zyra e OBSh-së në Kosovë: Bota po përgatitet për një pandemi të ardhshme
Drejtoresha e Zyrës së Organizatës Botërore