Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është realizuar ekstradimi nga Britania e Madhe në Kosovë i një shtetasi kosovar të kërkuar me urdhër arrest ndërkombëtar, raporton Gazeta Sinjali.
Sipas njoftimit, Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë dhe institucionet e drejtësisë, më 5 shkurt 2026 ka realizuar ekstradimin e shtetasit kosovar me inicialet R.K. nga Britania e Madhe për në Kosovë.
“I dyshuarit ishte arrestuar nga autoritete e Britanisë, pasi që i njëjti kërkohej me urdhër arrest ndërkombëtar lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Republikës së Kosovës, për veprat penale ‘Grabitje’ dhe se i njëjti iu ishte shmangur drejtësisë”, thuhet në njoftim.
Policia bëri të ditur se ekstradimi është realizuar falë bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të Republikës së Kosovës dhe atyre britanike.
“I dyshuari pas ekstradimit, u është dorëzuar njësive përkatëse të policisë rajoni i Prishtinës për vazhdim me procedurat tjera ligjore”, thuhet tutje në njoftim.



Të tjera
Lajme
Banuesi nga Prishtina mbetet në det në Velipojë për shkak të defektit në motor, shpëtohet nga Policia Kufitare
Në Velipojë Policia Kufitare i ka
Lajme
Mbytet në det 50-vjeçari në Durrës
Një shtetas 50-vjeçar është mbytur pasditen
Lajme
Këto vende do të mbesin pa rrymë nesër e pasnesër
Njoftimet nga KEDS për punimet në