Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka pritur sot në takim ambasadorin e Italisë në Kosovë, Maurizio Antonini.
LDK në njoftim tha se gjatë takimit u diskutua lidhur me situatën aktuale politike në vend, si dhe për qëndrimin e LDK-së karshi kësaj gjendjeje dhe zhvillimeve të fundit politike.
Abdixhiku i theksoi ambasadorit italian nevojën për” formimin sa më të shpejtë të institucioneve të reja, duke nënvizuar se qytetarët e Kosovës po përballen me sfida të mëdha dhe kanë nevojë për institucione funksionale, stabilitet politik dhe veprime konkrete që adresojnë problemet e tyre të përditshme”.
Po ashtu, LDK tha se Abdixhiku shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen e vazhdueshme që Italia i ka dhënë Kosovës ndër vite, në të gjitha proceset shtetndërtuese, demokratike dhe integruese, duke e vlerësuar Italinë si një partnere të rëndësishme dhe mike të dëshmuar të Kosovës./



Të tjera
Lajme
Çka parasheh Projektligji për Shtetësinë, që e miratoi sot qeveria?
Në mbledhjen e sotme të qeverisë
Aktuale
Rezoluta e LDK për derivatet e naftës nuk hidhet në votim
Rezoluta e Lidhjes Demokratike të Kosovës,
Aktuale
‘‘E lëshon një grusht miza edhe ik’’, Musliu ironizon me Kurtin: Dashta me falënderu frikacakun
Deputetja e Partisë Demokratike të