Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Andin Hoti, ka deklaruar se LVV ka një mandat të qartë qytetar për ta formuar e vetme Qeverinë dhe se, siç thotë ai, diskutimet për koalicione qeverisëse në këtë fazë janë të padrejta dhe në kundërshtim me vullnetin e shprehur në zgjedhje. Sipas tij, fokusi nuk duhet të jetë te interesat apo dëshirat e partive politike, por te vendimi i qytetarëve.
“Unë besoj se fokusi nuk duhet të jetë se çfarë dëshirojnë partitë politike, por se cili është vendimi i qytetarëve”, ka deklaruar Hoti.
Ai thekson se qytetarët i kanë dhënë një verdikt të qartë Lëvizjes Vetëvendosje, duke ia besuar shumicën absolute për të qeverisur pa koalicion.
“Qytetari ka dhënë një verdikt të qartë, duke i besuar mbi 51% Lëvizjes Vetëvendosje, pa paraparë një koalicion qeverisës”, ka theksuar deputeti i LVV-së.
Hoti vlerëson se çdo hap drejt bisedimeve për koalicione në këtë fazë do të ishte në shpërputhje me rezultatin zgjedhor dhe me pritjet e qytetarëve.
“Çdo diskutim për koalicione në këtë fazë do të ishte i padrejtë ndaj vullnetit të shprehur të qytetarëve”, është shprehur ai.
Sipas tij, marrëveshjet politike janë të domosdoshme vetëm në rastet kur një subjekt nuk arrin të sigurojë shumicën për të qeverisur i vetëm, çka, sipas Hotit, nuk vlen për situatën aktuale.
“Marrëveshjet politike janë të nevojshme vetëm në rastet kur një subjekt politik nuk arrin të sigurojë besimin e mjaftueshëm për të qeverisur i vetëm. Ky nuk është rasti aktual. Megjithatë, komunikimi politik, përtej marrveshjeve politike, është gjithmonë i dobishëm!”, ka deklaruar Hoti. /Frontonline



Të tjera
Aktuale
Netanyahu: Izraeli godet hekurudhat dhe urat e përdorura nga Irani
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, njoftoi se
Lajme
Mediat iraniane raportojnë për një zinxhir njerëzish rreth termocentralit në Tabriz pas kërcënimeve të Trump
Një zinxhir njerëzish është formuar rreth
Lajme
Humolli nga zyra e OBSh-së në Kosovë: Bota po përgatitet për një pandemi të ardhshme
Drejtoresha e Zyrës së Organizatës Botërore