Gjatë dialogut mes Serbisë dhe Kosovës, kryeministri Kurti është vlerësuar për strategjinë e presionit ndaj kundërshtarit.Publicisti Nexhmedin Spahiu, e sheh këtë strategji afatshkurtër dhe suksesi i vërtetë do të matet vetëm me njohjen e Kosovës nga Serbia.
Për Spahiun, kryeministri Kurti duke bërë presion dhe shfrytëzuar epërsinë e tij morale dhe intelektuale mund të ulë çmimin që duhet të paguajë Kosova për të marrë njohjen nga Serbia.
“Kryeministri Albin Kurti shfrytëzon epërsinë e tij morale dhe intelektualë, gjë të cilën nuk e kanë shfrytëzuar paraardhësit, por kjo është një strategji e mirë për fillim se mund të ulë çmimin që duhet të paguajë Kosova për të marrë njohjen nga Serbia. Kapitalizimi i interesave të Kosovës është nëse e detyron Vuçiç të njohë Kosovën me një “çmim” sa më të lirë të mundshëm,” tha z. Spahiu.Sipas analistit thelbi i dialogut qëndron te fakti që Kosova duhet të japë diçka në këmbim të njohjes dhe këtë e ka bërë të ditur president francez Macron dhe presidenti Biden me letrat e dërguara.