Haki Abazi, ish-zëvendëskryeministër i Kosovës ka folur në lidhje me Miroslav Lajçak, ish-emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi.
Ai në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova tha se Lajçaku e tërhiqte Albin Kurtin drejt humnerës për Kosovën.
“Në një darkë që është shtruar në Ambasadën austriake, kam qenë folësi i vetëm, para krejt korit diplomatik, si kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme, kam tërhequr vërejtjen që situata për Kosovën ka me qenë kaq e keqe dhe kaq e rëndë nëse ka me u vazhdu ky lloj diskutimi ndërmjet Lajçakut dhe Kurtit, sepse Lajçaku e tërhiqte Kurtin drejt humnerës për Kosovën, drejt një situate ku Kosova shihej si element destruktiv”, tha ai.
“Kurti nuk e ka paramenduar ose i konvenuar kalkulimi populist për veriun, por nuk e ka kuptuar që në fakt Lajçaku është duke e ngrehur drejt idesë së izolimit”, u shpreh Abazi.



Të tjera
Lajme
Çka parasheh Projektligji për Shtetësinë, që e miratoi sot qeveria?
Në mbledhjen e sotme të qeverisë
Aktuale
Rezoluta e LDK për derivatet e naftës nuk hidhet në votim
Rezoluta e Lidhjes Demokratike të Kosovës,
Aktuale
‘‘E lëshon një grusht miza edhe ik’’, Musliu ironizon me Kurtin: Dashta me falënderu frikacakun
Deputetja e Partisë Demokratike të