Një shtrenjtim i katërt i çmimit të rrymës është deponuar si kërkesë te autoritetet shtetërore. Për një të pestën më shtrenjtë se shtrenjtimi i vitit të kaluar, dhe atij paraprak, dhe atij paraprak – është kërkuar nga KESCO te ZRrE-ja. Arsyet prej më të ndryshmeve, prej “pushimit” të Bllokut B1 të paraparë për tetë muaj, te parashikimi për varësi nga importi me 9% (29 e kostos së përgjithshme të KESCO-s) e deri te rritja e pagës minimale në 450 euro në sektorin privat me vendim të Qeverisë në detyrë që do t’u kushtojë më shtrenjtë KESCO/KEDS-it për t’i paguar shërbimet e rojtarisë dhe të pastrimit; dhe, kësisoji, për t’u përkthyer në tarifa më të shtrenjta për qytetarin për 21% më shtrenjtë. Nga Qeveria e Kosovës s’janë bërë të gjallë, dhe, deri më tash as nga Presidenca e Kosovës. Vjosa Osmani, Presidente e Kosovës, vitin e kaluar kishte dalë me një shkrim pesë-faqësh kundërshtues ndaj ZRrE-ës për shtrenjtimin prej 16% që ishte miratuar nga autoriteti rregullues. Presidenca vitin e kaluar kishte argumentuar se rritja e çmimeve nuk duhet të jetë “opcioni i parë dhe i vetëm”, por duhet të kërkohen zgjidhje më të balancuara dhe të qëndrueshme. Ajo “inkurajonte” ZRrE-në të trajtojë me seriozitet komentet e qytetarëve dhe organizatave të mbrojtjes së konsumatorëve përpara vendimit përfundimtar, duke theksuar se çdo skenar zhvillimi duhet të reflektojë interesat gjeopolitike të Kosovës dhe të garantojë sigurinë energjetike me çmime të përballueshme. Për, sivjet a do të ketë protestim presdiencial, kjo mbetet të shihet.
Përmenden protesta…
Aktivisti dhe një nga organizatorë e protestës “Asnjë cent më shumë” të vitit të kaluar, Dibran Hoxha, paralajmëroi organizim të kundërshtimit qytetarët ndaj shtrenjtimit të ri të rrymës. Në profilin e tij në Facebook, ai shkroi: “Hajdeni e organizojmë protestën kundër shtrenjtimit të rrymës, pa lypë ‘llajka’ paraprakisht dhe pa bo lajka gjithashtu. ✊️”, shkroi ai.
Avokati Arianit Koci paralajmëroi protestime individuale para ZRrE-së kundër shtrenjtimit të rrymës: “– Pse po kërkohet kjo rritje? – Sa nga kjo barrë vjen prej importit të shtrenjtë të energjisë elektrike, e sa prej humbjeve në rrjet, importeve të vonuara, keqmenaxhimit në prodhim dhe keqpërdorimeve eventuale gjatë blerjes së rrymës? – Kush mban përgjegjësi nëse kjo barrë bie mbi familjet me të ardhura të ulëta? Propozimi për shtrenjtimin e rrymës është dorëzuar zyrtarisht dhe procesi është në zhvillim. Pikërisht për këtë arsye reagimi duhet të ndodhë tani, para se të merret ai vendim. Shtrenjtimi nuk kalon”, tha ai.
Pasojat ekonomike…
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, ka shprehur shqetësimin e OEK-së lidhur me kërkesat për rritjen e çmimit të energjisë elektrike, duke paralajmëruar pasoja të drejtpërdrejta për bizneset dhe qytetarët.
Sipas tij, një rritje e re do të ndikonte në koston e prodhimit, standardin jetësor dhe fuqinë blerëse në vend.
Rafuna tha se energjia elektrike përbën një kosto operative thelbësore për bizneset, veçanërisht për prodhuesit vendorë, të cilët tashmë përballen me një disbalancë të thellë tregtare.
Importet, sipas tij, kanë tejkaluar 7 miliardë euro, ndërsa eksportet kanë rënë në 940 milionë euro, nga 944 milionë sa ishin një vit më parë. Për qytetarët, ai vlerësoi se çdo rritje shtesë do të godiste drejtpërdrejt buxhetet familjare dhe konsumin.
Ai kujtoi se qytetarët tashmë janë përballur me një rritje prej 16.1 për qind në prill të vitit të kaluar, ndërsa bizneset e mëdha janë nxjerrë në tregun e lirë, ku faturat për disa kompani janë rritur nga 200 deri në 400 për qind.
Rafuna theksoi se OEK do të presë zyrtarizimin e vendimeve për të bërë një analizë të detajuar dhe për të kërkuar përfshirjen e Qeverisë dhe të Zyrës së Rregullatorit për Energji.
Ndërkohë, KESCO ka kërkuar rritje mbi 21.3 për qind të tarifave për vitin 2026, me të hyra të lejuara maksimale prej 528.78 milionë euro, duke u thirrur në rritjen e kostove operative, importin e energjisë dhe sigurinë e furnizimit.



Të tjera
Uncategorized
Shambala Casino Bonus Fără Depunere 2025 . RO Spin & Win
bonus fără depunere jeetcity Pentru strategie
Uncategorized
75 USD Jetoane Gratuite Fără Depunere La Cazinoul Supernova — în România Start Winning
Coduri De Cipuri Gratuite Slotland Fără
Uncategorized
Gunsbet Casino Inloggen — NL Unlock Offer
Filippinó színész haszon elérhető helyi érzéstelenítő