Prokuroria në Mitrovicë dhe Policia kanë lëshuar komunikatë të përbashkët ku thonë se është urdhëruar intervistimi i 43 kryesuesve të QKN’ve në Mitrovicë të Jugut, Mitrovicë të Veriut, Leposaviq, Zubin Potok e Zveçan.
Komunikata e plotë:
Mitrovicë, 01 shkurt 2026 – Prokuroria Themelore në Mitrovicë njofton opinionin publik se ka urdhëruar Hetimet Rajonale – Jug dhe Veri të Policisë së Kosovës, që të intervistohen dyzetë e tre (43) kryesues të Qendrave Komunale të Numërimit të Komunave Mitrovicë Jug, Mitrovicë Veri, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan, për shkak të dyshimeve për manipulim të numërimit me vota në zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025 nëpër këto komuna.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë dhe Policia e Kosovës mbeten të përkushtuar në mbrojtjen e votës së lirë të qytetarëve dhe trajtimit të çdo rasti të dyshuar, me synimin e mbrojtjes së integritetit të procesit zgjedhor dhe sundimit të ligjit.



Të tjera
Lajme
Banuesi nga Prishtina mbetet në det në Velipojë për shkak të defektit në motor, shpëtohet nga Policia Kufitare
Në Velipojë Policia Kufitare i ka
Lajme
Mbytet në det 50-vjeçari në Durrës
Një shtetas 50-vjeçar është mbytur pasditen
Lajme
Këto vende do të mbesin pa rrymë nesër e pasnesër
Njoftimet nga KEDS për punimet në