Xhafer Tahiri, anëtar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka shprehur mbështetje për kryetarin e konfirmuar të partisë, Lumir Abdixhiku, duke theksuar se ky vendim u mor pa emocione, frikë apo inat, por për dashurinë ndaj LDK-së dhe nevojën për stabilitet.
“Sot në Kuvendin e LDK-së u konfirmua kryetari. Nuk e dhamë votën nga emocioni, as nga frika, e as nga inati por nga dashnia për LDK.E dhamë këtë mbështetje pa kushte sepse LDK-së i duhej stabilitet, jo një përçarje e re. Nga sot, përgjegjësia është e dyfishtë: për të ndërtuar unitet real dhe për ta kthyer LDK-në në besimin e qytetarëve. Ne e bëmë tonën. Tani radha është për punë”, ka shkruar Tahiri.
Megjithatë, dashuria e tij për Abdixhikun nuk u pa kur ai dha dorëheqjen nga posti i kryetarit të Degës së LDK-së në Vushtrri, pas humbjes në zgjedhjet lokale të 12 tetorit 2025.
Para balotazhit, Tahiri kishte bërë një marrëveshje koalicioni me kandidatin e LVV-së, marrëveshje që u kundërshtua nga partia e tij, duke shkaktuar reagime të forta brenda LDK-së.



Të tjera
Aktuale
Habit Xhafer Tahiri, mbështet Abdixhikun: Tani radha është për punë
Xhafer Tahiri, anëtar i Lidhjes Demokratike
Aktuale
Vjen dorëheqja e parë në LDK pas rizgjedhjes së Abdixhikut si kryetar
Hymete Bajrami ka bërë të ditur
Lajme
Pasi nuk iu dha mundesia të bëhet kryetar i LDK-së, Hoti ikë nga gazetarët
Në Kuvendin e Punës të