Kosova nuk u kthye duarthatë nga Lojërat Olimpike “Paris 2024”.
E për këtë u përkujdesën dy xhudistet, Distria Krasniqi dhe Laura Fazliu.
Krasniqi e mori të argjendtën, kurse Fazliu të bronztën, duke ngritur në pesë numrin e përgjithshëm të medaljeve nga pjesëmarrjet në tri olimpiada.
Me këtë rast kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, u shpreh krenar për këtë arritje të xhudsteve tona.
Rama tha se ato “po e nderojnë Kosovën botërisht”.
“I lumtur dhe krenar që jam miku juaj, e që ju nderoni Kosovën botërisht dhe i shërbeni edhe Forcave të Armatosura të Shqipërisë”, tha kreu i qeverisë shqiptar.
Sporti i xhudos në krye me trajnerin Driton Kuka, po ashtu i ka edhe tri medalje të arta olimpike.
Në “Tokyo 2020”, dy i rrëmbyen Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova.
Kurse, në “Rio 2016” ishte mbretëresha Majlinda Kelmendi, ajo që ia solli Kosovës këtë sukses, duke trasuar rrugën për sukseset e tjera të xhudos kosovare.



Të tjera
Lajme
Sveçla: Goditje e fortë krimit – 26 të arrestuar dhe 150 mijë euro të sekuestruara
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal
Lajme
Reduktime të furnizimit me ujë në Podujevë për shkak të një defekti
Konsumatorët në Podujevë do të përballen
Aktuale
Irani flet për “përparim”, ndërsa Trump refuzon “shantazhin”
Kryetari i parlamentit të Iranit tha