Anëtari i LDK-së, Arben Gashi, ka folur për media para nisjes së Kuvendit të LDK-së. Gashi ka thënë se s’janë në fazë të kandidaturave, por në një proces që do të vlerësohet puna e Abdixhikut.
Ai ka thënë se varet se çfarë do të kërkojë Abdixhiku nga Kuvendi, nëse do të ofrojë dorëheqje të parevokueshme apo nëse do të kërkojë votëbesim.
Gashi ka thënë se do të përgjigjen varësisht nga ajo çfarë kërkon Abdixhiku.
“Nuk jemi në fazë të kandidaturave, jemi në fazë të një procesi që ka të bëjë me vlerësimin e punës së kreytarit aktual. Mbetet në vullnetin e tij se cfarë po i ofron Kuvendin. Nëse ofron dorëheqje, ajo është vullnetare dhe e pakthyeshme. Nëse kërkon votëbesim, atëherë është cështje e votimit që duhet të mbahet si votim në bazë të sistemit statutar të LDK-së, votim i fshehtë me kuti dhe ecim tutje”, ka deklaruar ai.



Të tjera
Lajme
Banuesi nga Prishtina mbetet në det në Velipojë për shkak të defektit në motor, shpëtohet nga Policia Kufitare
Në Velipojë Policia Kufitare i ka
Lajme
Mbytet në det 50-vjeçari në Durrës
Një shtetas 50-vjeçar është mbytur pasditen
Lajme
Këto vende do të mbesin pa rrymë nesër e pasnesër
Njoftimet nga KEDS për punimet në