Anëtari i PDK-së në KQZ, Arianit Elshani, ka shtruar çështjen e kohës për ankesa për procesin e rinumërimit në mbledhjen e sotme të KQZ-së.
Ai pyeti nëse “publikimi i rezultateve përfundimtare është në përputhje me ligjin dhe rregullat zgjedhore të KQZ-së, duke e ditur që në njëfarë forme po i mohojmë të drejtën e ankesës subjekteve politike, kandidatëve e qytetarëve në raport me administrimin e procesit për ditën e djeshme, pra që e kanë një afat deri në ditën e nesërme”.
KQZ u mblodh sot për shpalljen e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve 28 dhjetorit, ndërsa mbrëmë përfundoi rinumërimi i votave të kandidatëve për deputetë në Qendrën e Numërimit të Rezultateve.
Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, tha se s’ka pasë asnjë vërejtje nga asnjë vëhzgues për procesin e rinumërimit dhe tha se e drejta e ankesës bëhet 48 orë nga shkelja e supozuar.
“I gjithë procesi i rinumërimit ka zgjatur 18 ditë dhe kanë mbetur edhe dy ditë të kaluara që dikush mund të parashtrojë dikush ankesë, por asnjë vërejtje gjatë këtij procesi të rinumërimit nuk është dhënë. Nëse e prolongojmë ende, shumë procese shtyhen më vonë, pra s’mund t’i arrijmë disa afate. Ne s’e mohojmë të drejtën e ankesës sepse pas shpalljes së rezultateve palët kanë të drejtë ankese brenda 48 orëve në PZAP”.



Të tjera
Lajme
Banuesi nga Prishtina mbetet në det në Velipojë për shkak të defektit në motor, shpëtohet nga Policia Kufitare
Në Velipojë Policia Kufitare i ka
Lajme
Mbytet në det 50-vjeçari në Durrës
Një shtetas 50-vjeçar është mbytur pasditen
Lajme
Këto vende do të mbesin pa rrymë nesër e pasnesër
Njoftimet nga KEDS për punimet në