Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se nesër në ora 10:00 do të shpallë rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të mbajtura më 28 dhjetor 2025.
Kështu ka konfirmuar për Sinjalin, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.
“Ju njoftoj se nesër (e shtunë, 31 janar 2026, ora 10:00) Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë mbledhjen e radhës dhe në rend dite është shpallja e rezultateve përfundimtare për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat janë mbajtur më 28 dhjetor 2025. Procesi i rinumërimit të 2,557 vendvotimeve, i filluar më 13 janar, pritet të përmbyllet sonte, më 30 janar.”, ka thënë Elezi.
Aktualisht, kanë mbetur të rinumërohen më pak se 50 vendvotime.
Pas shpalljes së rezultateve përfundimtare, partitë ose kandidatët kanë të drejtë ankese brenda 48 orëve në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa. Më pas, hapet rruga për certifikimin e rezultateve.



Të tjera
Lajme
Banuesi nga Prishtina mbetet në det në Velipojë për shkak të defektit në motor, shpëtohet nga Policia Kufitare
Në Velipojë Policia Kufitare i ka
Lajme
Mbytet në det 50-vjeçari në Durrës
Një shtetas 50-vjeçar është mbytur pasditen
Lajme
Këto vende do të mbesin pa rrymë nesër e pasnesër
Njoftimet nga KEDS për punimet në