Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, për herë të parë foli për anëtarësimin e Kosovës në Bordin e Paqes, që udhëhiqet nga SHBA-ja.
Duke mos përmendur nënshkrimin e presidentes Vjosa Osmani në Kartën e Bordit të Paqes që u bë në një ceremoni të udhëhequr nga presidenti Donald Trump, Kurti tha se dëshiron që FSK të ketë një rol në Gaza.
“Kemi filluar së pari me pjesëmarrjen tonë në Forcën Ndërkombëtare Stabilizuese për Gaza dhe aty unë e di që Kosova është përfaqësuar në konferencën në Doha në Katar nga Bashkim Jashari. Kemi shprehur gatishmërinë tonë që të marrim pjesë këtu ku FSK është e mirënjohur për kërkim-shpëtim dhe deminim dhe jo vetëm. Ne kemi qenë të interesuar që të marrim pjesë në organet vendimmarrëse politike për këtë forcë. Procesi do të ecë më tutje”.
Këto komente Kurti i bëri pasi u pyet nga gazetarët pas një takimi që pati me Odën e Mjekëve.
Kurti tha se ende s’e ka mandatin e plotë si kryeministër, por shtoi se dëshiron që Kosova të kontribuojë për vendosjen e paqes në vendet e botës që kanë nevojë.
“Unë jam kryeministër në detyrë, nuk jam ende në mandatin tim të tretë. Kudo që ka nevojë për paqe në botë, ne dëshirojmë që të kontribuojmë sepse kemi qenë përfitues të paqes në vendin tonë përmes forcave ndërkombëtare, andaj tash duam që të marrim pjesë me forcat tona dhe kapacitetet tona edhe në paqe në vende të ndryshme në botë”.
Ai përmendi edhe 500 mijë eurot e dërguara në Gaza dhe tha se këtë do ta vazhdojnë.



Të tjera
Aktuale
Pezullohet drejtori i një shkolle në komunën e Gjakovës, dyshohet se ngacmoi seksualisht një 17-vjeçare
Kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini, ka
Aktuale
Policia apelon për kujdes ndaj mesazheve mashtruese në emër të bankave
Policia e Kosovës, i është drejtuar
Aktuale
Ish-nënkryetarja e LDK-së i bashkohet ekipit të Kurtit
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka