Prokuroria Themelore në Gjakovë ka njoftuar se ka ndaluar 15 kryekomisionerë në Malishevë për 48 orë, nën dyshimet për manipulim të rezultateve në zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Kryeprokurori i Gjakovës, Enis Gashi, ka bërë të ditur se për intervistim janë ftuar gjithsej 18 kryekomisionerë dhe 50 komisionerë.
“Deri tash, janë intervistuar 15 kryekomisionerë e 43 komisionerë. 15 kryekomisionerët janë ndaluar për 48 orë, ndërsa Prokuroria do të vendosë për masën e sigurisë. Për 43 komisionerët jemi në vlerësim e sipër për ndonjë masë eventuale”, ka thënë Gashi gjatë konferencës për shtyp të mërkurën.
Ai ka sqaruar se të gjithë të intervistuarit dyshohen për veprën penale “falsifikim i rezultatit të votimit”.
Sipas kryeprokurorit, 10 të tjerë nuk kanë mundur të intervistohen gjatë ditës për shkak se kanë qenë jashtë vendit ose kanë pasur obligime të tjera, ndërsa ndaj tyre do të vazhdohet me procedura hetimore.
Gashi gjithashtu ka treguar se në Malishevë janë tërësisht 75 vendvotime dhe pas rinumërimit janë shtuar 9,057 vota, ndërsa janë hequr 7,996 vota.



Të tjera
Lajme
“S’mund ta kontrolloj TVSH-në”: Bajrami-Kusarit: Si i caktoni marzhat?
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, kritikoi
Aktuale
Kurti: Jam në kontakt me Hamzën dhe Abdixhikun për zgjedhjen e presidentit
Kryeministri Albin Kurti njoftoi se javën
Aktuale
Kusari-Lila: Ulja e akcizës për naftën vendim i lehtë, me dëm të madh
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe