Ish-deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu është shprehur se kreu aktual i kësaj partie, Lumir Abdixhiku, duhet ta vazhdojë misionin dhe mandatin e tij.
Ajo, në emisionin “DPT te Fidani”, u shpreh se ai duhet ta reformojë partinë dhe të rrisë rrjetin e saj, siç tha, për ta përmirësuar rezultatin.
“Unë mendoj që ai duhet ta vazhdojë misionin e tij dhe mandatin e tij që e ka marrë para dy vitesh e gjysmë, për ta hapur partinë, për ta reformuan partinë, për ta konsoliduar, për ta rritur rrjetin e partisë sonë dhe për ta përmirësuar rezultatin”, tha ajo.
Lushaku u shpreh se do të votojë kundër dorëheqjes së Lumir Abdixhikut, pse siç tha, beson se ai ka ende potencial.
“Unë votoj kundër dorëheqjes së tij, sepse mendoj që ai ka ende potencial, ka potencial në të cilin unë besoj që ai mund të shkojë përtej, mund ta krijojë një frymë brenda partiake, ku rritet partia edhe me potencialin e tij, po edhe me potencialin e LDK-së, traditën dhe unitetin brendapartiak që mund ta krijojmë edhe bashkë, edhe si ekip, unë shpresoj që LDK-ja të ecë përpara dhe të jetë alternativa më serioze për ta qeverisur vendin”, u shpreh ajo./Klankosova.tv



Të tjera
Lajme
Syla: Kurti po përpiqet të bëhet diplomat i mirë duke e kopjuar Vuçiqin
Gazetari Valon Syla, ka thënë në
Aktuale
Punëtori bie nga lartësia e objektit në Gjilan, mori lëndime të rënda
Një punëtor ka rënë nga lartësia
Lajme
Irani godet portin kryesor të naftës në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe aeroportin e Dubait
Porti më i madh dhe qendra