Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka publikuar një ftesë që ua ka dërguar delegatëve për Kuvendin e partisë, për të “diskutuar dhe vendosur mbi çështjet e rëndësishme politike dhe organizative, në përputhje me Statutin, traditën demokratike dhe përgjegjësinë ndaj anëtarësisë sonë”, siç thuhet në letër.
Abdixhiku shkroi në një postim në Facebook se “LDK nuk është parti që frikësohet nga anëtarësia e vet, as nga vota, as nga gara”.
“Vendimet e saj i ka marrë gjithmonë në Kuvend, mes njerëzve të vet, hapur, me debat dhe pa frikë; dhe në fund, me shumicë. Edhe në kohë shumë më të vështira se kjo. Kështu do të veprojmë sërish, këtë të shtunë”, shkroi ai.
Kreu aktual i LDK-së tha se të shtunën do të flasë anëtarësia dhe pas Kuvendit të partisë ata do të dalin “më të fortë” dhe “më të organizuar”.
“Këtë të shtunë mblidhemi për të diskutuar dhe për të vendosur mbi të gjitha çështjet tona, me vullnet të lirë dhe me votë të lirë, ashtu siç i takon një partie demokratike që respekton anëtarësinë e saj dhe asnjë interes tjetër veç saj. Ky është parimi ynë dhe mënyra jonë e veprimit. LDK nuk di ndryshe. Koha tani të flasë anëtarësia jonë. Nga ky proces do të dalim më të fortë, më të organizuar, më funksional e më të përqendruar te e ardhmja e LDK-së dhe e Kosovës. Sot kam dërguar ftesën zyrtare për delegatët e LDK-së. Të shtunën takohemi për të vendosur drejtimin e shtëpisë sonë”, shkroi Abdixhiku.
Anëtari i Kryesisë së LDK-së, ish-kryeministri Avdullah Hoti njoftoi dje se në mbledhjen e Kuvendit të partisë do të kërkojë besimin e delegatëve për t’u bërë kryetar.



Të tjera
Aktuale
Pezullohet drejtori i një shkolle në komunën e Gjakovës, dyshohet se ngacmoi seksualisht një 17-vjeçare
Kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini, ka
Aktuale
Policia apelon për kujdes ndaj mesazheve mashtruese në emër të bankave
Policia e Kosovës, i është drejtuar
Aktuale
Ish-nënkryetarja e LDK-së i bashkohet ekipit të Kurtit
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka