Dhjetëra minatorë të ndërrimit të dytë në Minierën e Trepçës kanë mbetur të ngujuar për disa orë qindra metra nën tokë për shkak të një defekti në furnizimin me energji elektrike, ndërsa sindikata konfirmon se situata tashmë është normalizuar dhe puna ka rifilluar.
Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të “Trepçës”, Ibrahim Jonuzi, ka deklaruar se minatorët kanë arritur të dalin pas ndërprerjes së rrymës.
“Po e konfirmoj që minatorët kanë mbetur të ngujuar, por kanë dalë. Ka qenë për shkak të një defekti me rrymën, më shumë detaje nuk kam. Nja gjashtë apo shtatë orë kanë mbetur, tashmë po fillon puna normale, është rikthyer në normalitet”, tha ai në një përgjigje për EO.
Gjatë ditës ishte raportuar se dhjetëra minatorë nuk kishin arritur të dilnin nga miniera pas përfundimit të ndërrimit të dytë, për shkak të një problemi në furnizimin me energji elektrike. Sipas raportimeve ata kishin mbetur të bllokuar në horizontet 10, 9 dhe 8, qindra metra nën tokë.
Po sipas këtyre raportimeve, minatorët ishte dashur të dilnin nga miniera disa orë më herët, por ndërprerja e rrymës kishte pamundësuar funksionimin normal të ashensorëve dhe daljeve të sigurisë.
Kjo nuk është hera e parë që raportohet për një situatë të tillë, pasi vetëm disa ditë më parë, për shkak të një defekti të ngjashëm me energjinë elektrike, disa minatorë kishin mbetur po ashtu të bllokuar qindra metra nën tokë.



Të tjera
Uncategorized
Shambala Casino Bonus Fără Depunere 2025 . RO Spin & Win
bonus fără depunere jeetcity Pentru strategie
Uncategorized
75 USD Jetoane Gratuite Fără Depunere La Cazinoul Supernova — în România Start Winning
Coduri De Cipuri Gratuite Slotland Fără
Uncategorized
Gunsbet Casino Inloggen — NL Unlock Offer
Filippinó színész haszon elérhető helyi érzéstelenítő