Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, tha se komisionerët dhe individët që janë përfshirë në manipulim të votave duhet të dënohen.
“Komisionerë e individë që në mënyrë klandestine janë përfshirë në manipulime votash brenda subjekteve politike duke dëmtuar kolegë e subjekte politike nuk kanë amnisti. I inkurajojmë institucionet përgjegjëse që hetimet të shkojnë deri në fund”.
Ai tha se partia e tij, Lëvizja VETËVENDOSJE!, “ka qenë gjithnjë gardiane e ruajtjes së vullnetit politik të shprehur përmes votës në kuti të votimit dhe ashtu do të qëndrojë përherë”.
“Republika e Kosovës është shembull i demokracisë në rajon dhe i proceseve zgjedhore. Adresimi përmes ligjit dhe llogaridhënies për rastet e dyshimeve të manipulimeve brenda subjekteve politike, është i domosdoshem për integritetin e procesit. Vullneti i qytetarëve është i shenjtë, vota është e lirë, dhe kjo do të garantohet deri në fund. Dyshimet duhet të hetohen, manipuluesit duhet të ndëshkohen, këto raste nuk duhet të na shfaqen kurrë më në të ardhmen”.
Deklarata e Kurtit vjen pas aksionit të djeshëm të Prokurorisë e policisë në Prizren nga i cili 109 persona u ndaluan për falsifikim votash.


Të tjera
Aktuale
KQZ: Ja kur përmbyllet rinumrimi i votave
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka paralajmëruar
Aktuale
Nënkryetari i Kuvendit nga komuniteti serb, Kushtetueses i kërkohet vendimi para seancës konstituive
Gjykatës Kushtetuese po i kërkohet të
Aktuale
Policia e Kosovës gjen armatim në një shtëpi të braktisur në Zveçan
Policia e Kosovës ka njoftuar se