Ditën e sotme, Forumi Ekonomik Botëror, i zhvilluar në Davos të Zvicrës, ka përmbyllur punimet e tij. Pjesëmarrës të këtij forumi kanë qenë edhe udhëheqës të Kosovës, si kryeministri në detyrë, Albin Kurti, e presidentja Vjosa Osmani.
Gjatë këtyre punimeve, liderët, ashtu siç është njoftuar edhe nga zyra e kryeministrit, zhvilluan takimet të shumta e panele diskutimesh.
Hapësira për këto takime e diskutime, Kosovës i ka kushtuar 300 mijë euro, të ndara nga ana e qeverisë, për financimin e organizimeve.
Porse, kjo shumë s’ka qenë e tëra, pasi që, siç ka njoftuar zëdhënësi i qeverisë, Përparim Kryeziu për Koha.net, ‘’pjesa tjetër e shpenzimeve mbulohet nga sponsorët’’.
“Qeveria e Republikës së Kosovës i ka ndarë 300 mijë euro për financimin e këtij organizimi përmes vendimeve të miratuara në mbledhjen e 277-të të qeverisë. Pjesa tjetër e shpenzimeve mbulohet nga sponsorët. Edhe këtë vit, po mbahen aktivitete të shumta, të cilat mbulojnë veçanërisht panele diskutimi me ekspertë dhe studiues me renome ndërkombëtare në fusha si ekonomia dhe teknologjia, gjersa Shtëpia e Kosovës shërben si hapësirë për diskutime me investitorë dhe sipërmarrës dhe takime bilaterale me liderë shtetërorë nga shtete mike dhe partnere”, ka thënë Kryeziu.



Të tjera
Lajme
SHBA-ja synon rihapjen e Ngushticës së Hormuzit me 5000 marinsa
Presidenti amerikan, Donald Trump, do t’i
Aktuale
Serbisë i dhemb heqja e fusnotës për Kosovën: Rrezikon dialogun
Ministri i Punëve të Jashtme i
Lajme
ASK: Ekonomia e Kosovës u rrit për 3.85% në fund të vitit 2025
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka