Sot ka ndodhur një incident në Klinikën e Pediatrisë në Prishtinë, ku një bojler i vendosur mbi kulmin e Pediatrisë është përfshirë nga zjarri.
Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Sinjali, Mirlinda Qyqalla, nga QKUK-ja e cila shtoi nuk ka të lënduar dhe se situata është në kontroll.
Tutje, ajo njoftoi se klinika vazhdon normalisht dhe nuk ka asnjë rrezik për pacientët apo stafin.
“Ju njoftojmë se ka rënë zjarr në një bojler të vendosur mbi kulmin e Klinikës së Pediatrisë. Menjëherë pas njoftimit, në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet e zjarrfikësve, të cilët kanë ndërhyrë me shpejtësi dhe kanë arritur ta lokalizojnë dhe shuajnë zjarrin. Situata është vënë plotësisht nën kontroll dhe nuk ka të lënduar apo dëme të tjera. Aktiviteti në Klinikën e Pediatrisë vazhdon normalisht dhe nuk ka asnjë rrezik për pacientët apo stafin”, njofoi Qyqalla për Sinjalin.



Të tjera
Aktuale
Osmani kërkoi një gur minerar të “Trepçës” për t’ia dhuruar presidentit Trump, Qeveria nuk ia dha
Në 18-vjetorin e shpalljes së
Showbiz
Ndërron jetë 31-vjeçari Yll Çeku nga Qyshku i Pejës
Ka ndërruar jetë Yll Çeku 31-vjeçari
Aktuale
Zgjedhjet e reja afër, Osmani fillon procedurën për emërimin e KQZ’së së re, partitë edhe 5 ditë afat për propozime
Vetëm edhe 5 ditë të tjera