Avokati Arianit Koci ka njoftuar se Hazir Haziri është liruar nga autoritetet e Serbisë pasi ishte arrestuar në shtator të vitit të kaluar në Merdar.
Ai ka thënë se gjendja shëndetësore e Hazirit është e mirë.
“Hazir Haziri sapo është liruar nga autoritetet e Serbisë, pas mbajtjes në paraburgim prej 08.09.2025, kur ishte arrestuar në pikën kufitare në Merdarë. Lirimi i tij e konfirmon se arrestimi ka qenë i pabazuar dhe i ngritur mbi pretendime të pambështetura në fakte. Rasti nënvizon domosdoshmërinë që qytetarët e Kosovës të kenë mbështetje të menjëhershme juridike sa herë që përballen me ndalime të padrejta jashtë vendit. Si avokat, do të vazhdoj të angazhohem që asnjë qytetar i Republikës së Kosovës të mos mbetet i pambrojtur në burgjet e Serbisë, pavarësisht rrethanave apo akuzave të pabazuara. Kjo është përgjegjësi profesionale dhe njerëzore. Gjendja shëndetësore e z. Haziri është e mirë.”



Të tjera
Lajme
Banuesi nga Prishtina mbetet në det në Velipojë për shkak të defektit në motor, shpëtohet nga Policia Kufitare
Në Velipojë Policia Kufitare i ka
Lajme
Mbytet në det 50-vjeçari në Durrës
Një shtetas 50-vjeçar është mbytur pasditen
Lajme
Këto vende do të mbesin pa rrymë nesër e pasnesër
Njoftimet nga KEDS për punimet në