Policia e Kosovës ka njoftuar se më 21.01.2025, rreth orës 01:06, është raportuar një rast vdekjeje e dyshimtë në fshatin Restelicë, të Dragashit.
Sipas informatave fillestare, shohet se një person mashkull, rreth 30 vjeçar, e ka privuar nga jeta nënën e tij, rreth 60-vjeçare. Policia bën të ditur se i dyshuari, sipas të dhënave paraprake, ka pasur probleme të shëndetit mendor.
Nga ekzaminimi fillestar në vendin e ngjarjes, nuk është vërejtur mjeti me të cilin dyshohet se është kryer vepra penale. Viktima ka pësuar lëndime, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe ndaluar për procedura të mëtejme ligjore. Sektori rajonal i hetimeve, në bashkërendim me prokurorin e shtetit, është duke u marrë me hetimet.



Të tjera
Aktuale
Joseph: Kriza e re do t’i përkeqësojë edhe më tej marrëdhëniet e Kosovës me SHBA-në dhe BE-në
Profesori amerikan, Edward Joseph, tha se
Lajme
Hezitimi ndaj vaksinave: Si po ndikon keqinformimi në Kosovë
Hezitimi ndaj vaksinave po ndikon në
Lajme
Irani paralajmëron: Do të godasim bankat, qëndroni larg 1 kilometër
Komanda e përbashkët ushtarake e Iranit