Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, tha se brenda kabinetit të tij qeveritar ka “rezistencë” për të mos “u kthyer” në korrupsion, për të cilin u ankua se e ka trashëguar nga qeverisjet e kaluara.
Në një bisedë me ish-ministrin britanik Rory Stewart në Shtëpinë e Kosovës në Davos, Kurti i tha atij se e ka të rëndësishme që ministrave të tij të mos i shkojë mendja në këtë drejtim.
“Ne e kemi trashëguar një situatë ku korrupsioni ishte endemik. Ka rezistencë e qëndrueshmëri të fortë të njerëzve që të mos kthehen kurrë më aty. Pra, shpresa jonë janë njerëzit, që njerëzit do ta njoftojnë sistemin dhe publikun për korrupsionin që e shohin. Kjo është e para. E dyta është se ne duhet të udhëheqim me shembuj. Është shumë e rëndësishme që askush, absolutisht askush, brenda kabinetit ministror, të mos ketë imagjinatën më të vogël për t’u përfshirë në korrupsion.
Ai tha se për këtë çështje Kosova është një vend i monitoruar nga komuniteti ndërkombëtar, por edhe “nga vetë sistemi ynë”.
“Unë shpresoj që llogaridhënia do të zë vend dhe sinjalizuesit të na bëjnë të shurdhër, ndërsa fishkëllojnë nëse ndodh diçka e ngjashme me korrupsionin”./



Të tjera
Aktuale
Osmani: S’jam pajtuar me shumë gjëra për të cilat Kurti është dakorduar me Vuçiqin
Vjosa Osmani thotë se i kishte
Aktuale
Draft-Raporti i deputetit të Parlamentit Evropian: Keqardhje që Kosova s’e zgjodhi presidentin e ri brenda afateve kushtetuese
Deputeti i Parlamentit Evropian, Riho Terras,
Aktuale
Dula: Sot afati i fundit për dorëzimin e komenteve në Kushtetuese
Gjykata Kushtetuese është duke e proceduar