Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, është deklaruar pas mbledhjes së Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, ku është vendosur që Kuvendi i LDK-së të thirret më 31 janar, “aty ku, sipas statutit dhe traditës sonë demokratike, vendoset për çështjet më të rëndësishme të partisë”, shkruan Abdixhiku.
Abdixhiku shkruan:
“Në një kohë kur politika shpesh ushqehet me tension dhe gjuhë përçarëse, ne zgjedhim maturinë. Zgjedhim qetësinë, dialogun e gjërë dhe besimin në demokracinë e brendshme. Debati është i shëndetshëm; përçarja pa debat dhe pa demokraci është dëm”, është shprehur ai.
Ai deklaron se “Kuvendi i 31 janarit nuk është krizë, por mundësi. Mundësi për t’u dëgjuar, për t’u bashkuar rreth vlerave tona dhe për të dalë më të fortë nga ky proces’”.
Abdixhiku deklaron se “pas 31 janarit, LDK do të ecë përpara më e qartë, më e bashkuar dhe më e përgatitur për betejat që na presin”.
Postimi i plotë:



Të tjera
Lajme
Abdixhiku: Po shkojmë në zgjedhje sepse pushteti kërkoi nënshtrim, ne zgjodhëm Republikën
Kryetari i Lidhjes Demokratike të
Aktuale
S’ka president të ri, Kosova shkon në zgjedhje
Deputetët e Kuvendit të Kosovës
Aktuale
Haxhiu: PDK, LDK, AAK, Lista Serbe s’janë të pranishëm, po presim nëse po kthehen
Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, njoftoi