Cakolli: Certifikimi i rezultateve mund të bëhet në mes të shkurtit, në rastin më të keq, në fillim të marsit

Me dinamikën aktuale të rinumërimit të votave, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do ta përfundojë këtë proces pas të paktën dy javësh, sipas Eugen Cakollit nga koalicioni i organizatave joqeveritare, Demokracia në Veprim.

Ai shkroi në një postim në Facebook se KQZ-ja parashihet t’i rinumërojë ” të paktën 150 kuti në ditë”.

“Me dinamikën e deritanishme, KQZ-ja ka rinumëruar mesatarisht rreth 80 kuti në ditë, me një kapacitet prej rreth 20 tavolinash numërimi. Pas dyfishimit të kapaciteteve, KQZ-ja do të duhej tashmë të rinumërojë të paktën 150 kuti në ditë. Kjo nënkupton se për rinumërimin e plotë të të gjitha vendvotimeve do të nevojiten të paktën edhe deri në dy javë”, shkruan ai.

Cakolli paralajmëroi se pas rinumërimit, janë afatet për ankesa dhe më pas shpallja e rezultateve përfundimtare.

Sipas parashikimit të tij, rezultatet mund të certifikohen në mes të shkurtit, apo në rastin më të keq – në fillim të marsit.

“Pas përmbylljes së rinumërimit, do të fillojnë të rrjedhin afatet për ankesa mbi procedurat e administruara në QNR, që mund të marrin deri në 12 ditë kohë. Prej tyre, 48 orë janë për parashtrim ankese në PZAP dhe tri ditë për vendimmarrje nga kjo e fundit. Më pas, ekziston edhe afati tjetër 48-orësh për ankesë në Gjykatën Supreme, e cila ka deri në 5 ditë afat për vendimmarrje. Vetëm pas shterimit të këtyre procedurave dhe afateve mund të shpallen rezultatet përfundimtare. Edhe këto, më pas, mund të ankimohen, me afate të ngjashme sikur ato parapraket – që në total mund të zgjasin deri në 13 ditë”, shkroi ai.

“Sipas të gjitha këtyre afateve, në skenarin më optimal, certifikimi i rezultateve mund të ndodhë gjatë mesit të muajit shkurt. E në rastin më të keq, në fund të shkurtit, apo edhe tek në fillim të marsit – në varësi të vendimmarrjes mbi ankesat potenciale”, shtoi Cakolli.

Të tjera

Aktuale

LDK do të marrë një vendim të rëndësishëm me këtë datë

Pas katër orë takim, ka përfunduar

Aktuale

KEK parashtron padi ndaj Janina Ymerit

KEK sh.a, njofton se ka parashtruar