Aplikimi i Kosovës për të marrë statusin e vendit kandidat ka disa kohe që qëndron në sirtarët e BE-së. Megjithatë siç raporton Radio Evropa e Lirë, mund të ketë lëvizje pozitive nga shtetet anëtare sa i përket kësaj çështje.
Sipas diskutimeve që bëhen në Bruksel, REL thotë se Spanja mund të ketë një qëndrim pozitiv për ta zhbllokuar këtë çështje.
Megjithatë sipas REL, Spanja ka kërkuar që të mos detyrohet nga shtete anëtare që të merren me njëherë me çështjen e shtetësisë së Kosovës.
“Në korridoret e Brukselit po qarkullojnë thashetheme se Spanja – shpesh më e ashpër nga pesëshja mos njohëse – më në fund do ta lejojë komisionin të japë një vlerësim për sa kohë që procesi nuk i detyron shtetet anëtare të merren menjëherë me çështjen e shtetësisë së Kosovës”, shkruan REL.
Vendi i fundit që u përpoq vërtet ta trajtonte çështjen e aplikimit të Kosovës është Republika Çeke, e cila e mori kërkesën gjatë presidencës së saj gjashtëmujore të këshillit në gjysmën e dytë të vitit 2022.
Megjithatë, pesë shtetet mosnjohëse të Kosovës: Qiproja, Greqia, Rumania, Sllovakia dhe Spanja, bllokuan çdo lëvizje dhe ua kanë bërë të qartë shteteve anëtare të BE-së që mbajnë kryesimin e këshillit me rotacion se nuk do ta shqyrtojnë çështjen.



Të tjera
Lajme
Banuesi nga Prishtina mbetet në det në Velipojë për shkak të defektit në motor, shpëtohet nga Policia Kufitare
Në Velipojë Policia Kufitare i ka
Lajme
Mbytet në det 50-vjeçari në Durrës
Një shtetas 50-vjeçar është mbytur pasditen
Lajme
Këto vende do të mbesin pa rrymë nesër e pasnesër
Njoftimet nga KEDS për punimet në