Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) gjatë ditës së sotme do të mbajë mbledhjen e radhës, ku në rend dite është prezantimi i raportit nga verifikimi i votave të kandidatëve në 2 për qind të vendvotimeve nga zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të mbajtura më 28 dhjetor 2025.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka bërë të ditur se verifikimi është kryer nga Sekretariati i KQZ-së dhe se, bazuar në gjetjet e evidentuara, është përgatitur edhe një rekomandim konkret.
“Sekretariati i KQZ-së ka përfunduar procesin e verifikimit të votave të kandidatëve në 2 për qind të vendvotimeve dhe, bazuar në gjetjet e këtij procesi, ka përgatitur një rekomandim për rinumërim të vendvotimeve,” ka deklaruar Elezi.
Ai ka shtuar se vendimi përfundimtar lidhur me rekomandimin do të merret nga anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve gjatë mbledhjes së sotme.



Të tjera
Lajme
Rama njofton për lokacionin zyrtar për deponimin e mbeturinave ndërtimore dhe vëllimore në Prishtinë
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka
Aktuale
“Kush e dëgjon një vend që nuk mund të gjejë president?”
Për ata që ndjekin
Lajme
Kurti: Vazhdon takimi dyditor i kabinetit, projekte të mëdha në plan
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti njofton