Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku ka thënë të hënën se emrat e përveçëm për postin e Presidentit nuk duhet t’iu imponohen deputetëve dhe se për votimin e udhëheqësit të shtetit, konsensusi është i domosdoshëm.
“Kandidimet unilaterale të partive nuk sjellin konsensus. Pa marrëveshje politike ndërmjet subjekteve parlamentare, imponimi i emrave të përveçëm nuk sjell asnjë rezultat tjetër përveç krizës institucionale. Zgjedhja e presidentit nuk mund të bëhet me logjikë force, por vetëm me logjikë konsensusi. Në këtë fazë, Kosova nuk ka luksin të hyjë në krizë për asnjë emër të veçantë. Vendit i duhen stabilitet institucional, funksionim normal i institucioneve dhe qetësi politike për t’u përballur me sfidat e brendshme dhe të jashtme”, ka thënë Abdixhiku për Kohën.
LDK para pesë vitesh kishte qëndruar në sallë kur emri i Vjosa Osmanit ishte propozuar për Presidente duke e mundësuar kështu zgjedhjen e saj
“Partitë parlamentare, përkatësisht 80 deputetë, duhet të gjejnë dhe të zgjedhin një figurë konsensuale që ruan integritetin kushtetues, që rikthen besimin mes të gjitha subjekteve parlamentare dhe që nuk shihet si palë politike, por si figurë unifikuese e shtetit. Lidhja Demokratike e Kosovës, si parti parlamentare, është e gatshme të marrë pjesë në çdo proces serioz ndërpartiak që synon ndërtimin e këtij konsensusi dhe zgjedhjen e një figure që përfaqëson shtetin”, ka shtuar Abdixhiku



Të tjera
Showbiz
Labi flet sërish për raportin me Serben
Labi ka folur edhe sonte për
Aktuale
Si gjendet presidenti konsensual sipas Haxhiut?
Analisti Baton Haxhiu, deklaroi se në
Aktuale
Abdixhiku me një kërkesë të papritur lidhur me zgjedhjen e presidentit të vendit
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës