Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka falënderuar votuesit e kësaj partie, por ndër të tjera ajo ka shkruar edhe për rezultatin e partisë në zgjedhjet e 28 dhjetorit.
“Votat për mua nuk janë vetëm shifër, për mua janë mirënjohje e thellë për punën që kam bërë gjatë këtyre viteve, por mbi të gjitha janë përgjegjësi e madhe që më shtyn të vazhdoj me të njëjtin përkushtim, ndershmëri dhe guxim”, shkruajti Bajrami.
Ajo tha se e bënë të qartë se dorëzimi i LDK-së nuk është opsion, pavarësisht rezultatit dhe pavarësisht rrethanave.
“Nuk ka rrugë tjetër përveç ringritjes dhe rikthimit të LDK-së, duke vendosur gjithmonë LDK-në para individit dhe Kosovën para çdo partie”, theksoi Bajrami.



Të tjera
Uncategorized
Всё о ggbet зеркале: что это и как им пользоваться
В данной статье мы рассмотрим ggbet
Aktuale
Dega e Vitisë e pret Abdixhikun një ditë pasi tri tjera ia kërkuan dorëheqjen
Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, së
Aktuale
Një i mitur gjendet pa shenja jete në fshatin Palabardh të Gjakovës
Vlera Krasniqi, zëdhënëse në policinë e