Agjencia ndërkombëtare e lajmeve, Reuters po raporton LIVE me pamje nga droni për përmbytjet e rënda në Kosovë, që kanë përfshirë disa komuna të vendit.
“Pamjet nga droni tregojnë përmbytje të rënda në Kosovë. Shirat e rrëmbyeshëm kanë shkaktuar përmbytje të rënda dhe ndërprerje të energjisë elektrike, me shërbimet e emergjencës që po reagojnë ndaj incidenteve në mbarë vendin”, thuhet në përshkrim.
Disa zona të vendit janë përfshirë nga përmbytjet si pasojë e reshjeve të dendura dhe daljes së lumenjve nga shtretërit e tyre. Situata paraqitet e rëndë veçanërisht në disa fshatra të Malishevës, Drenasit, Skënderajt e Gjakovës, ku uji ka mbuluar shtëpi dhe toka bujqësore, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme dhe duke i detyruar disa familje të evakuohen.



Të tjera
Uncategorized
Τα Καλύτερα Παιχνίδια Καζίνο στο Gxbet που Πρέπει να Παίξετε Σήμερα
Στο άρθρο αυτό θα ανακαλύψετε τα
Uncategorized
Waarom live casinospellen bij Igo Bet een authentieke ervaring bieden
In dit artikel bespreken we waarom
Aktuale
Grekët i bëjnë jehonë rezolutës, kongresmenët kërkojnë edhe mbështetjen e Athinës për Kosovën në NATO
Tre kongresmenë amerikanë kanë iniciuar një