Të mërkurën në mbrëmje u numëruan të gjitha votat me postë nga mërgata, duke e ndihmuar Vetëvendosjen e Albin Kurtit të shkojë në mbi 51% të votës së përgjithshme. Por, te mandatet nuk ka ndryshime të mëdha.
Te kategoria e votave me postë, VV-ja mori 72% të përkrahjes nga mërgata, ndërsa LDK-ja mori 10% e PDK-ja 9%.
Ky grumbull i votave e ndryshoi rezultatin në favor të VV-së, por pa i dhënë një mandat më shumë. Me rezultatin aktual, që ende s’është certifikuar nga KQZ-ja, VV do të ketë 57 ulëse në Kuvend.
PDK-ja është e dyta me 20.24% ose 22 deputetë, LDK-ja e treta me 13.26% me 15 ulëse dhe AAK-ja e katërta me 5.5% dhe 6 ulëse.
Në krahasim me zgjedhjet e 9 shkurtit, VV do të ketë 9 mandate më shumë, PDK-ja 2 më pak, LDK-ja i humb 5 sosh, ndërsa AAK-ja e merr një më shumë. Nisma e cila kishte 3 deputetë, më nuk do të jetë në Kuvend.




Të tjera
Lajme
Banuesi nga Prishtina mbetet në det në Velipojë për shkak të defektit në motor, shpëtohet nga Policia Kufitare
Në Velipojë Policia Kufitare i ka
Lajme
Mbytet në det 50-vjeçari në Durrës
Një shtetas 50-vjeçar është mbytur pasditen
Lajme
Këto vende do të mbesin pa rrymë nesër e pasnesër
Njoftimet nga KEDS për punimet në