Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Faton Peci, në një lidhje direkte për Kosova Live, ka folur për situatën me rritjen e nivelit të ujërave.
Ai ka bërë të ditur se institucionet janë duke identifikuar disa pika kritike dhe se parashikohet që sonte ose nesër të ketë rritje të nivelit të ujit të lumit Sitnica.
“Sonte ose eventualisht nesër parashihet rritje e nivelit të ujit në lumin Sitnica. Lumi Ibër mbrëmë ka pasur një sasi të shtuar të ujit, por situata ka qenë e menaxhueshme. Kemi koordinim të vazhdueshëm edhe me ndërmarrjen ‘Ibër-Lepenci’, për të ndërmarrë të gjitha veprimet që varen nga faktori njerëzor,” ka deklaruar Peci.
Ai shtoi se aktualisht rreziku kryesor vjen nga rrjedha e shtratit të lumit Sitnica.
“Sot rreziku vjen nga rrjedha e shtratit të Sitnicës. Jemi në terren me të gjitha institucionet relevante,” theksoi Peci.



Të tjera
Aktuale
Spiropali: Kosova është prioritet absolut i politikës së Jashtme të Shqipërisë
Ministrja e Punëve të Jashtme e
Lajme
Fenomeni i rrallë “shi i kuq”, çfarë pritet të ndodhë në qiell?
Mbretëria e Bashkuar pritet të përjetojë
Aktuale
Gjermania anulon mbi 8,200 leje qëndrimi: 661 prej tyre ishin shqiptarë
Autoritetet gjermane anuluan 8,232 leje qëndrimi