Në fund të tremujorit të tretë të vitit 2025, borxhi i jashtëm bruto i Kosovës, që përfshin borxhin publik dhe atë privat, arriti në 4.61 miliardë euro, duke shënuar një rritje prej 142.08 milionë euro krahasuar me tremujorin paraprak.
Sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, rritjen e borxhit të jashtëm e ka nxitur kryesisht sektori privat, me kontribut prej 145.21 milionë euro, ndërsa borxhi publik u zvogëlua për 3.12 milionë euro.
Borxhi i sektorit publik në fund të tremujorit të tretë të vitit 2025 arriti në 1.02 miliardë euro, duke përbërë 22.05% të gjithsej borxhit të jashtëm. Pjesa më e madhe e borxhit publik lidhet me borxhin e jashtëm të qeverisë, i cili në këtë periudhë ishte 855.82 milionë euro.
Ndërkaq, borxhi i sektorit privat arriti në 3.59 miliardë euro, duke përbërë pjesën më të madhe të borxhit të jashtëm të vendit. Sipas të dhënave të BQK-së, pjesëmarrësit kryesorë në borxhin privat janë: bankat komerciale me 19.73%, kompanitë në relacion të investimeve direkte me 27.61% dhe sektorët tjerë me 52.66%. /Buletini Ekonomik



Të tjera
Aktuale
Vdes ish-ministri i Financave
Ka vdekur në moshën 75-vjeçare, Ali
Aktuale
Kandidatët që mbeten jashtë Kuvendit si pasojë e kuotës gjinore
Kuota gjinore i ka lënë pa
Aktuale
Abdixhiku: Shtëpia nuk goditet e braktiset në ditët më të vështira
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës,