Kryetari i Komunës së Mitrovicës, njëherit Kryetar i partisë “Guxo”, Faton Peci, ka deklaruar se kjo parti do t’i udhëheqë dy ministri në qeverinë “Kurti 3”
Peci zbuloi se Donika Gërvalla do të jetë Ministre e Drejtësisë dhe Zëvendëskryeministre.
Gërvalla ka qenë e paraparë për këtë pozitë edhe në dy qeveritë që nuk ishin votuar në Kuvend, me mandatarë Albin Kurtin dhe Glauk Konjufcën.
“Ne e kemi njëfarë dakordimi në parim. Në prezentimin e kabinetit të ri në përpjekje, Kurti 3, emër i pakontestueshëm është Donika Gërvalla si Zëvendëskryeministre dhe Ministre e Drejtësisë. Minimalisht do ta kemi edhe një ministri tjetër, por që nuk dihet cila do të jetë ajo”, u shpreh Peci.
Ai tha po ashtu se Guxo do t’i ketë 8 deputetë.
Sipas tij, në vitin 2021, nga kampi i VV-së nuk ka pasur gatishmëri që Guxo t’i ketë dy ministri.
“Arsyeja pse më 2021 Guxo e ka marrë ministrinë e dytë, ka qenë emri im. Tash unë e di që ka qenë edhe një eksponent i VV-së aty në listë që ka qenë i pakënaqur që në moment të fundit nuk ka përfunduar ministër, gjë të cilën unë e kam kuptuar pas rreth dy vitesh. Por unë s’kam qenë as fajtor e as shkaktar i kësaj”, deklaroi ai në Klan Kosova.



Të tjera
Aktuale
A janë shkollat gati për të filluar mësimin nesër?
Shkolla “Emin Duraku” në Prishtinë është
Aktuale
Borë dhe akull, vështirësi kalimi në dy akse rrugore që shpien drejt kufirit
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka
Aktuale
Kush janë ‘Top 20’ më të votuarit e ish-opozitës në zgjedhjet e 28 dhjetorit
Me të gjitha votat tashmë