Bajrush Morina: Si është e mundshme që LDK me votu Rashiqin e jo Donika Gervallën?

 

 

“Kur përmbyset qerrja, gjenden rrugë boll” thotë një fjalë e urtë popullore”
Tash kur LDK-ja është “përmbysur” per herë të dytë brenda 5 vjetësh mund të gjenden mjaft arsye dhe rrugëdalje për ta evituar së paku “përmbysjen” e 28 Dhjetorit të vitit të kaluar.
E para, unë nuk mendoj se përgjegjësia është individuale dhe se zgjidhja e krizës mund të bëhet përmes dorëheqjes së Lumir Abdixhikut. Kjo për faktin se LDK, pas vdekjes së Ibrahim Rugovës nuk është më parti me lider të përjetshëm por parti me kryetarë që shkojnë e vijnë. Krijimi i një lideri të partisë kërkon kohë. Shih shembullin e Albin Kurtit e Vetëvendosjes.
E dyta: Vendimet e mëdha të LDK së nuk besoj se i ka marrë krye në vete Lumir Abdixhiku.
Në këtë aspekt as vendinet e gabuara nuk besoj se i ka marrë krye në vete Abdixhiku. Prandaj ndarja e përgjegjësisë duhet të jetë reciproke.
Kritikuesit si Agim Veliu, Skender Hyseni, Naser Rugova apo edhe Arben Gashi e Xhafer Tahiri janë zëra të shtjerrur e të shpenzuar në LDK. Thjeshtë janë humbës dhe kritikat i kanë për inate personale e jo parimore.
Por, kjo nuk e amniston nga përgjegjësia kryesore Lunir Abdixhikun ndërkaq dorëheqja duhet konsideruar si akt i përgjegjësisë morale e jo si zgjidhje e krizës për menaxhim të LDK -së.
Por, ku gaboi LDK e në këtë drejtim edhe Abdixhiku si kryetar i saj në periudhën pas 9 shkurtit të vitit të kaluar.
Dëshprimi per rezulatin e zgjedhjeve të 9 shkurtit e shëndnrroi LDK në një parti pasive, të painteresuar për zgjidhje të krizës institicionale dhe pozcionim neutral, “as andej as këndej”.
Kështu Abdixhiku dhe LDK u pajtuan me akuzat si lider e parti bllokuese si ng VV ashtu eshe nga partitë opozitare.
Nje ujë që nuk lëviz, nuk pihet!
Dhe më së keqi, LDK dhe Abdixhiku u paktuan me strategjinë puro politike te Kurtit e Osmanit: mbajtjen e zgjedhjeve më fund të dhjetorit kur fluksi i mërgimtarëve u dyfishua.
Një rezonim më kokëftohtë, LDK  e Abdixhiku do të bëheshin faktor të zgjiidhjes së krizës institicionale e jo fajtor sic u ndëshkuan nga elektorati i saj.
Për shembull:
-Si u bë që LDK të ketë vota per Nenad Rashiqin e jo për Donika Gërvallën?!
Inati e kryeneqësia të qojnë në theqafje!
Fundia, Donika Gervalla ka përvojë dhe angazhim kohor në LDK më shumë se gjysma e anëtarëve të Kryesisë aktuale te LDK-së!
Votimi për Donikën për kryetare të Kuvendit do ta “shpërblente” LDK në me epitetin e partisë shtetformuese që zgjidh kriza e jo që zgjat kriza inatiticionale!
Fundia kur PDK ja pati votu për Dimal Bashën, i cili kishte shkruar zi e terr për UCK-në, si nuk “përbiu” LDK disa deklarata të Donikës që nuk kanë qenë ofenduese për asnjë emër të vecantë të LDK së e as për LDK në si parti politike.
Prandaj votimi i Rashqit e jo i Donikës është një gabim strategjik që nuk do të duhej ta bënte LDK.
Në ndërkohë, LDK ka patur në dorë evitimin e zgjedhjeve në fund të dhjetorit (në kohën më të përshtatshme për VV), duke e votuar Qeverinë e palicës me Glauk  Konjufcën kryeministwrë
Sa do qw nuk do tw ishte aq e keqe as pjeswmarrja e përkohshme në bashkwëqeverisje me VV (për shembull, do të zhbllokojeshin shumë projekte për Prishtinën) votimi për Konjufcën do t’i evitonte zgjedhjet e Dhjetorit, ndërkaq në zgjedhjet eventuale në mars apo prill të këtij viti, VV me siguri nuk do t’i fitonte votat e 28 Dhjetorit, kjo për faktin se së paku 50% e mërgimtarëve nuk do të kishin mundësi te udhëtonin për zgjedhje në Kosovë.
Sidoqoftë, humbja është pjesë e lojës politike ndërkaq kritikuesit e LDK- së, veç mund ta dëntojnë LDK në e aspak ta ndihmojnë partinë prej të cilës “kanë mjelë e kanë vjelë” për shumë vjet të gjitha të mirat e pushtetit.

Të tjera