Nga 1 janari faturat e ujit qytetarëve do t’u shkojnë me tarifën e re të përcaktuar nga Autoriteti i Rregullatorit për Shërbimet e Ujit.
Ky Autoritet ka publikuar vendimet sipas kompanive rajonale të ujësjellësit. Për konsumatorët shtëpiak tarifa për metër kub në Prishtinë ka qenë 45 centë vitin e kaluar, derisa nga janari tarifa është ngritur në rreth 63 centë.
Në Prizren më 2025 tarifa ishte 40 centë, tani e tutje do të jetë 56 centë, në Pejë nga 28 centë konsumatorët do të paguajnë 39 centë, në Mitrovicë nga 39 centë tarifa është ngritur në 53 centë, në Gjakovë nga 39 centë tarifa u ngrit në 52 centë, në Ferizaj nga 39 centë në 53 centë, dhe në Gjilan nga 39 centë më 2025 në 54 centë gjatë vitit 2026.
Në faqen zyrtare të Autoritetit të Rregullatorit për Ujin thuhet se tarifa përcaktohet nga kërkesa për të ardhura pjesëtuar me vëllimin e ujit të shitur, e kërkesa për të ardhura përbëhet nga tri komponentë: shpenzimet operative, mirëmbajtja kapitale dhe kthimi në bazën rregullatore të aseteve.



Të tjera
Aktuale
Peja e nis ditën me krisma, plagoset afaristi i njohur pejan
Një përson është plagosur me armë
Lajme Opinione
Shpërthen kryetari i Dragashit: Ata që përgatisin skenarë kundër LDK-së, do ta paguajnë personalisht dhe familjarisht
Kryetari i Komunës së Dragashit,
Aktuale
Ukë Rugova reagon për herë të parë pasi u zgjodh deputet
Deputeti i zgjedhur i LDK-së,