Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, përmes një postimi në Facebook, u ka uruar qytetarëve të Kosovës Vitin e Ri. I pari i LDK’së, ka folur edhe për vitin që po lëmë pas, duke thënë se i njëjti po mbyllet ndryshe nga ajo se si kanë shpresuar.
Abdixhiku ka komentuar edhe rezultatin e zgjedhjeve duke thënë se, i njëjti s’ishte ai që kishin synuar, dhe se ishte i dhimbshëm për shumë prej tyre.
Kryetari i LDK’së, ka thënë edhe se, ai ka thënë se ai ka bërë gjithçka që ka ditur dhe mundur, porse, në raste edhe kur jep maksimumin nuk mjafton.
‘’Përpara nesh është një kohë reflektimi, vendimmarrjeje dhe përgjegjësie. Me kohë e në vendin e duhur, siç na mëson dinjiteti e përgjegjësia politike, do t’i shpalosi të gjitha. Çfarëdo që sjell e nesërmja, unë do të jem gjithmonë në shërbim të vendit tim’’, ka shkruar ai mes tjerash.
Postimi:
Miq, qytetarë e mbështetës,
Ky vit po mbyllet ndryshe nga sa kemi shpresuar. Rezultati i zgjedhjeve nuk ishte ai që synova e synuam; ishte i dhimbshëm për shumë prej nesh. Por është verdikti i qytetarëve tanë, dhe para këtij vendimi përulemi me respekt.
Në këtë fundvit, dua t’i falënderoj nga zemra të gjithë ata që besuan, që punuan, që sakrifikuan kohë, familje, energji dhe zemër për LDK-në dhe për rrugën që besuam bashkë. E di që shumë prej jush ndiheni të zhgënjyer sot; edhe unë jam një prej jush. Por besimi ynë në Kosovë, në demokraci dhe në të ardhmen nuk duhet të shuhet kurrë.
Ky është edhe një vit reflektimi personal. Kam bërë gjithçka që kam ditur dhe mundur, me ndershmëri dhe me përkushtim. Ndonjëherë, edhe kur jep maksimumin, nuk mjafton; dhe këtë e pranoj me dinjitet. Përpara nesh është një kohë reflektimi, vendimmarrjeje dhe përgjegjësie. Me kohë e në vendin e duhur, siç na mëson dinjiteti e përgjegjësia politike, do t’i shpalosi të gjitha. Çfarëdo që sjell e nesërmja, unë do të jem gjithmonë në shërbim të vendit tim.
Në këtë natë të fundvitit, dua ta gjej kohën e humbur tek familja ime, tek dy vajzat e mia, të cilave u kam borxh më shumë kohë, më shumë prani time, më shumë dëgjim.
Ju uroj të gjithëve një Vit të Ri të mbarë; juve dhe familjeve tuaja. Le të kemi një vit më të butë, më njerëzor, më të drejtë për Kosovën tonë. Shëndet, paqe në shtëpitë tuaja dhe besim se e mira, sado vonë të vijë,vjen gjithmonë.
Gëzuar 2026!
Zoti e bekoftë atdheun tonë.
Lumiri



Të tjera
Aktuale
Operacioni “Ora e fundit”, Policia kapë 20 mijë tableta ekstazi në vlerë 200 mijë euro
Policia e Kosovës ka njoftuar se
Aktuale
Osmani për fundvit: Vonesat në themelimin e institucioneve na forcuan dhe përgatitën të ecim përpara
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në
Aktuale
Albin Kurti “siguron” që Viti i Ri do të jetë i sigurt dhe i begatë: Gëzuar 2026’ta
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, me