Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë shpreson që të thellojë partneritetin me Qeverinë e Kosovës përfshirë edhe rifillimin e dialogut strategjik por tha për RTV21 se kjo do të kërkojë veprime nga qeveria për të avancuar agjendën e përbashkët të paqes rajonale, stabilitetit dhe prosperitetit të ndërsjellë ekonomik.
“Shpresojmë të thellojmë partneritetin tonë me qeverinë e Kosovës, duke përfshirë edhe rifillimin e dialogut tonë strategjik. Kjo do të kërkojë veprime nga Qeveria e Kosovës për të avancuar agjendën tonë të përbashkët të paqes rajonale, stabilitetit dhe prosperitetit të ndërsjellë ekonomik, tha një zëdhënës i ambasadës së ShBA-së në Prishtinë.
Dialogu strategjik me SHBA-së ishte pezulluar në shtator të këtij viti për shkak të veprimeve të qeverisë në detyrë që sipas ShBA-së kishin rritur tensionet dhe paqëndrueshmërinë duke vështirësuar bashkëpunimin në prioritetet e përbashkëta.



Të tjera
Aktuale
Janina Ymeri përplaset me Rron Gjinovci që tha se keqinformoi për rrymën
Janina Ymeri nga Lidhja Demokratike e
Ekskluzive Lajme
E rëndë, dyshime se 12-vjeçarja në Pogradec mbeti shtatzënë nga përdhunimi prej të moshuarit 70-vjeçar
Një ngjarje e rëndë është zbuluar
Aktuale
Pritjet e SHBA nga Qeveria e re: Shpresojmë ta thellojmë partneritetin
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të