Një aksident i rëndë mes dy automjeteve ka ndodhur pasditën e sotme, në hyrje-daljen e autostradës “Arbën Xhaferi” në Lipjan, raporton Gazeta Sinjali.
Si pasojë e aksidentit, pesë persona janë lënduar.
Kështu e ka konfirmuar për Sinjalin, zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi.
“Në ora 16:20 është lajmëruar një aksident trafiku të ndodhur në hyrje-daljen e autostradës në Lipijan. Në aksident janë përfshirë dy automjete dhe si pasojë e aksidentit pesë persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Policia është marrë me procedurat në vendngjarje”, deklaroi ai.



Të tjera
Lajme
Banuesi nga Prishtina mbetet në det në Velipojë për shkak të defektit në motor, shpëtohet nga Policia Kufitare
Në Velipojë Policia Kufitare i ka
Lajme
Mbytet në det 50-vjeçari në Durrës
Një shtetas 50-vjeçar është mbytur pasditen
Lajme
Këto vende do të mbesin pa rrymë nesër e pasnesër
Njoftimet nga KEDS për punimet në