Në faqen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve janë duke vazhduar përditësime te votave të kandidatëve për deputetë.
Në përditësimin e bërë pas orës 17:00, lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, nga numërimi i 47,75% të kutive ka marrë 165 mijë e 893 vota.
Kreu i PDK-së, Bedri Hamza, ka 75 mijë e 124 vota.
Lumir Abdixhiku i Lidhjes Demokratiket të Kosovës kur numërimi po i afrohet gjysmës së kutive, ka marrë vetëm 36 mijë e 190 vota.
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, në numërimin e bërë deri tani, ka siguruar 18 mijë e 184 vota.
Numri i votave të liderëve të partive politike ndryshon në përditësimet që bëhen në faqen e KQZ-së meqë numërimi është duke vazhduar.
Në zgjedhjet e 28 dhjetorit, Lëvizja Vetëvendosje ka dalë parti e parë me një diferencë dukshëm të madhe nga partia e dytë dhe e tretë. Partia që drejton Kurti pritet të marrë 56 deputetë në Kuvendin e Kosovës, gjë që pritet t’ia mundësojë krijimin e qeverisë së re vetëm me pakicat joserbe.
Mbetet të shihet se cili do të jetë qëndrimi i PDK-së që ka dalë parti e dytë me rreth 21 % të votave dhe i Lidhjes Demokratike të Kosovës që ka pësuar një rënie dhe renditet e treta me 13.57 %./GazetaExpress/




Të tjera
Lajme Showbiz
Arrestohet Gjesti
Reperi i njohur nga Peja, Besart
Aktuale
Osmani me mal kritikash ndaj Kurtit, ai po përpiqet ta injorojë edhe pse foli për ‘‘skema’’ e ‘‘plane’’
Intervista e para dy ditësh e
Aktuale
Trump thotë se lufta do të përfundojë ‘së shpejti’
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i