Kryetari i KQZ’së, Kreshnik Radoniqi, ka bërë të ditur se numri i qytetarëve me të drejtë vote që kanë votuar deri në ora 11:00 është 165 mijë e 404 votues apo 8.27% nga 1 milionë e 999 mijë e 204 votues.
“Po ashtu, duke u mbështetur në të dhënat preliminare që kemi marrë nga rreth 94% e vendvotimeve, numri i qytetarëve me të drejtë vote që kanë votuar deri në orën 11:00 është 165 mijë e 404 votues apo 8.27% nga 1 milionë e 999 mijë e 204 votues. Deri në të njëjtën kohë, në zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, të mbajtura më 9 shkurt 2025, sipas të dhënave nga rreth 93% e vendvotimeve, kishin votuar 8.58% apo 169,650 votues nga 1 milionë e 970 mijë e 944 votues.”
“Konferenca e tretë e KQZ-së mbahet në orën 15:30, në të cilën është planifikuar të paraqitet pjesëmarrja në votime deri në orën 15:00 dhe ecuria e procesit zgjedhor deri në atë kohë.”



Të tjera
Lajme
Banuesi nga Prishtina mbetet në det në Velipojë për shkak të defektit në motor, shpëtohet nga Policia Kufitare
Në Velipojë Policia Kufitare i ka
Lajme
Mbytet në det 50-vjeçari në Durrës
Një shtetas 50-vjeçar është mbytur pasditen
Lajme
Këto vende do të mbesin pa rrymë nesër e pasnesër
Njoftimet nga KEDS për punimet në