Procesi i votimit në qendrën më të madhe në Fakultetin e Filologjisë të Universitetit të Prishtinës ka filluar me kohë, ndërsa fluksi i njerëzve ende nuk ka nisur, raporton Ekonomia Online.
Menaxheri i kësaj qendre, Emanuel Gjolekaj, mbrapa kamerave tha se materiali zgjedhor është shpërndarë me kohë.
Qytetari Xhafer Brajshori për Ekonomia Online tha se pret rezultate pozitive nga këto zgjedhje.
“Presim mu përmirësu, me punu, mu bashku e jo me bllokada. Na kanë blloku me paga e me të tjera”, tha ai.
Sa i përket bllokadës mbi 10 muajsh dhe se a mund të pritet një gjë e tillë, Brajshori u shpreh optimist se nuk mund të ndodhë dhe se, sipas tij, Albin Kurti është i duhuri për të qenë në krye të Kosovës.
“Nuk mendoj për diasporën këtu, na jemi këtu, njeriu duhet me shku përpara. Kush është i zoti, le të shkon përpara e le të na shpëton. Albin Kurti, po më doket, është ma i forti krejt, po presim mirë”, tha ai.
Në këtë qendër votimi kanë të drejtë vote 6,791 qytetarë. Numri i votuesve në Prishtinë është mbi 219 mijë, ndërsa të regjistruar jashtë Kosovës janë mbi 7,500 qytetarë.
Sipas të dhënave nga Lista Votuese, numri i qytetarëve me të drejtë vote në vendvotime në Republikën e Kosovës është 1,999,204 votues, ndërkaq numri i qytetarëve që janë regjistruar për të votuar jashtë Kosovës është 77,086 votues.



Të tjera
Lajme
Banuesi nga Prishtina mbetet në det në Velipojë për shkak të defektit në motor, shpëtohet nga Policia Kufitare
Në Velipojë Policia Kufitare i ka
Lajme
Mbytet në det 50-vjeçari në Durrës
Një shtetas 50-vjeçar është mbytur pasditen
Lajme
Këto vende do të mbesin pa rrymë nesër e pasnesër
Njoftimet nga KEDS për punimet në