Tashmë qendra e votimit në Fakultetin e Filologjisë të Universitetit të Prishtinës është hapur zyrtarisht, e cila është ndër më të mëdha në kryeqytet, raporton Ekonomia Online.
Sipas të dhënave nga Lista Votuese, numri i qytetarëve me të drejtë vote në vendvotime në Republikën e Kosovës është 1,999,204 votues, ndërkaq numri i qytetarëve që janë regjistruar për të votuar jashtë Kosovës është 77,086 votues.
Kjo listë përmban 7,192 votues më shumë se në Zgjedhjet Lokale, të cilat u mbajtën më 12 tetor 2025.
Procesi zgjedhor brenda vendit do të zhvillohet në 948 qendra të votimit, me gjithsej 2,614 vendvotime, prej të cilave 910 qendra me 2,557 vendvotime për votimin e rregullt dhe 38 qendra, nga një për çdo komunë, me 57 vendvotime për të mundësuar votimin me kusht.



Të tjera
Uncategorized
Základy úspešného hrania v GDF Play Casino pre každého hráča
V tejto článku sa pozrieme na
Lajme
Aksident mes tri veturave në Malishevë, lëndohen katër persona
Një aksident mes tri veturave ka
Aktuale
Supremja ia refuzon kërkesën për rinumërim të votave brenda partisë Qendrim Kryeziut
Gjykata Supreme e Kosovës ka refuzuar