Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, në një konferencë për media nga Novi Sadi është marrë edhe me zgjedhjet që do të mbahen më 28 dhjetor në Republikën e Kosovës.
Vuçiq ka thënë se shpreson që Lista Serbe të fitojë numrin më të madh të mandateve që janë të dedikuara për komunitetin serb.
Presidenti serb ka thënë se është “shumë e rëndësishme për Serbinë që përfaqësuesit serbë të marrin vendin e tyre dhe të përfaqësohen në një mënyrë të tillë që në të ardhmen të përfaqësojnë interesat e serbëve, jo Albin Kurtin”.
“Mendoj se është gjithashtu një mesazh i mirë nga z. (Sladan) Nikolcevic, i cili nuk donte të shkonte kundër njerëzve të tij nga Shtërpca dhe i cili u largua nga lista e Albin Kurtit, domethënë (Nenad) Rashiqit. Unë mbështes sinqerisht dhe shpresoj për një fitore të madhe dhe domethënëse të Listës Serbe. Besoj se ata do të marrin numrin më të madh të mandateve serbe dhe dua që ata të përfaqësojnë me sukses popullin tonë. Se nesër do të kem pak më shumë kohë për t’u marrë me të”, ka deklaraur Vuçiq para gazetarëve.



Të tjera
Lajme
Banuesi nga Prishtina mbetet në det në Velipojë për shkak të defektit në motor, shpëtohet nga Policia Kufitare
Në Velipojë Policia Kufitare i ka
Lajme
Mbytet në det 50-vjeçari në Durrës
Një shtetas 50-vjeçar është mbytur pasditen
Lajme
Këto vende do të mbesin pa rrymë nesër e pasnesër
Njoftimet nga KEDS për punimet në