Analisti kosovar, Ilir Deda, duke folur për numrin e madh të diasporës që ka ardhur ditëve të fundit në Kosovë, iu ka dëshiruar atyre mirëseardhje dhe në të njëjtën kohë iu ka bërë thirrje që ta ndihmojnë vendin me votën e tyre.
Deda ka thënë se ata kanë ardhur në një Kosovë të shtrenjtë dhe pa energji elektrike, prandaj duhet të reflektojnë para se të votojnë.
“Ne po shohim një propagandë të hatashme që po bëhet me numrin e diasporës që po vjen. Unë po gëzohem që po vjen diaspora, se na në pranverë kur është shtrenjtuar rryma, prej kësaj studio e kemi paralajmëruar dimrin e rëndë që po vjen. Edhe krejt na kanë këqyr ‘çka po folin këta njerëz, çfarë dimri i rëndë, çka është 15% rritja e rrymës?’”, ka thënë Deda.
“Qe zemra e mia, jeni t’u jetu tash, jeni t’u e pa. Shumë mirë që po vjen diaspora, le ta sheh gjysmën e Kosovës në terr, le të shkojnë nëpër marketet e Kosovës e le ta shohin që i kanë shumë më shtrenjtë produktet se nga vendet ku po vinë ata, le ta shohin gjendjen e përgjithshme në Kosovë çfare është, e mandej nëse e duan Kosovën le të dinë ditën e diele, a duan ta ndihmojnë shtetin e Kosovës me votën e tyre, apo duan të jenë pjesë e lojërave politike”, ka deklaruar ai në Klan Kosova.



Të tjera
Lajme Showbiz
Komenti i motrës së Gimbos për Selinën ndez rrjetin
Ndërkohë që Gimbo po shfaq gjithmonë
Lajme
Konkursi për rekrutimin e ushtarëve të rinj në FSK hapet javën e ardhshme
Forca e Sigurisë së Kosovës ka
Aktuale
Prokuroria deklarohet për ndalimin e katër punëtorëve të poligonit “Dreni” për falsifikim dokumentesh
Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka njoftuar