Sot në Kosovë pritet të mbajë mot plotësisht i vranët dhe me reshje bore sidomos në mëngjes dhe paradite. Në zonat më të ulëta në Dukagjin, por edhe në ndonjë ultësirë tjetër kryesisht reshje shiu. Në disa ultësira në Rrafshin e Kosovës mund të krijohen shtresa simbolike dhe shtresat disa cm. priten në viset kodrinore-malore.
Reshje bore priten edhe në veriperëndim të Maqedonisë së Veriut, verilindje të Shqipërisë dhe veri të Malit të Zi dhe atë kryesisht në viset kodrinore-malore.
Në ultëisirat e Maqedonisë së Veriut do të ketë reshje shiu, kurse Shqipëri pritet mot me diell në gjysmën e vendit në perëndim. Vranësira do të ketë në juglindje, lindje dhe veri deri në pjesët qendrore. Në mbrëmje vonë në jug të Shqipërisë do të ketë reshje shiu e në juglindje shi, shqotë dhe borë.
Të Premten na pret mot i vranët dhe i ftohtë me reshje të pakta simbolike në disa zona të izoluara. Në disa rajone mund të ketë edhe intervale kohore me diell.
Fundjava vjen e kthjellët dhe vranësira të pakta lokale. Acari i mëngjesit do të vjen duke u fuqizuar. Të dielën në Kosovë do të ketë erëra të ftohta nga veriu dhe reshje sporadike bore kryesisht në viset kodrinore-malore./MeteoBallkan



Të tjera
Lajme
Banuesi nga Prishtina mbetet në det në Velipojë për shkak të defektit në motor, shpëtohet nga Policia Kufitare
Në Velipojë Policia Kufitare i ka
Lajme
Mbytet në det 50-vjeçari në Durrës
Një shtetas 50-vjeçar është mbytur pasditen
Lajme
Këto vende do të mbesin pa rrymë nesër e pasnesër
Njoftimet nga KEDS për punimet në