Një aksident trafiku me pasoja të rënda ka ndodhur të mërkurën, më 24 dhjetor 2025, rreth orës 13:00, në Jarinjë, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe është rrokullisur.
Sipas informatave, në aksident është përfshirë një veturë me tabela të Novi Pazarit.
Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore ka pësuar një foshnje 6-muajshe, e cila ishte pasagjere në automjet.
Njësiti i trafikut rrugor ka dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa hetimet preliminare tregojnë se deri te aksidenti ka ardhur si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë me kushtet e rrugës, ku automjeti ka humbur kontrollin, ka dalë jashtë rrugës dhe është rrokullisur.
Foshnja e lënduar është transportuar për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal në Mitrovicën e Veriut, ndërsa gjendja e saj po monitorohet nga stafi mjekësor.
Rasti është iniciuar dhe hetimet janë në vazhdim për të sqaruar plotësisht rrethanat e aksidentit.



Të tjera
Aktuale
Kosova, shtet i krizave
Nga kriza në krizë. Qytetarët e
Lajme
Reuters: Kosova thellë në krizë politike, Kurti dështoi t’i siguronte votat për kandidaten e tij për Presidente
Kosova po shkon në të tjera
Lajme
Çka nëse Albulena Haxhiu nuk e shpall datën e zgjedhjeve?
Kosova shkon për herën e pestë